Lojërat Olimpike nisin më 23 korrik 2021 - Bota Sot
Lojërat Olimpike nisin më 23 korrik 2021

Atletika

Lojërat Olimpike nisin më 23 korrik 2021

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:35
Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komiteti Organizues i Lojërave në Tokio kanë vendosur për datën e re për zhvillimin e Olimpiadës.

Organizatorët e Lojërave dhe IOC kanë vendosur 23 korrikun 2021, si datën për fillimin e Olimpiadës, e cila pritet të përfundojë më 8 gusht.

Olimpiada, e cila pritej të zhvillohej në 24 korrik të këtij viti, u shty për rreth një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lojërat Olimpike të fundit u zhvilluan për një periudhë 17 ditë.

Ndërkohë, Lojërat Paraolimpike do të zhvillohen nga 24 gushti deri më 5 shtator 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat