Cilës gjeneratë i takon Fatos Domi?

Atletika

Cilës gjeneratë i takon Fatos Domi?

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:17
Cilës gjeneratë i takon Fatos Domi?

Dashamirëve të sportit të atletikës në Gjakovë, por edhe atyre në Kosovë, do t’ju prezentojë një tjetër ish-atlet sprinter të klubit të atletikës “Vëllaznimi” në Gjakovë. Bëhet fjalë për ish atletin Fatos Domi, i cili i takon gjeneratës së vitit 1979-1980.

Fatosi hapat e parë të atletikës i mësoj nga vëllau i tij i madh Afrim Domi, i cili njihet si sprinteri e parë me sukses pas themelimit (1970) të KA”Vëllaznimi”në Gjakovë. Sikurse Afrimi, edhe Fatosi ushtroj në disiplinat e sprintit në të cilat ai e tregonte talentin e tij, sidomos startin e kishte shumë “eksploziv”.

Fatosi ishte shoku im i ngushtë, ngase ishim në një klasë. Pasi që në vitin 1979, e kisha zënë vendin e parë në 1500m, në një aksion punues, Fatosi më sygjeron të bëhem pjesë e klubit të atletikës Vëllaznimi në Gjakovë. Këtë sygjerim e pranova dhe nga fundi i vitit 1979 dhe fillimi i vitit 1980 kemi ushtruar bashkë në udhëheqjen e trajnerit të njohur z. Neki Shehu. Fatosi ka pasur rezultate te mira gjatë vitit 1980, sidomos në shtegun atletikës në ish-kazermën në Prizren.

Mirëpo për shkak të shumë rrethanave na mungojnë rezultatet e garave. Fatosi, pas ngjarjeve të marsit të vitit 1981 por, edhe shumë atletë tjerë demotivohen dhe e ndërprejn veprimtarin aktive në sportin e atletikës. Fatosi sot jeton në Gjakovë dhe është baba i katër fëmijëve, shkruan në faqen e tij, Agron Muçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat