Botërori shtyhet për në vitin 2022

Atletika

Botërori shtyhet për në vitin 2022

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:58
Botërori shtyhet për në vitin 2022

Botërori shtyhet për në vitin 2022.

Botërori i atletikës do të shtyhet me një vit dhe do të zhvillohet në korrik të vitit 2022 (15-24 korrik) për shkak të coronavirus. Vendimi është marrë sot nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF).

Ky vendim u mor pas shtytjes me një vit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Botërori ishte parashikuar të zhvillohej në gusht të 2021-shit, por tashmë do të zhvillohet në korrik të 2022-shit, në Eugene të Amerikës.

“Ky ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, por i domosdoshëm”, tha Sebastian Coe, presidenti i IAAF-it. Gjithnjë botërori i atletikës zhvillohet një vit pas Olimpiadës, në mënyrë që dy eventet të mos përplasen mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat