Kjo është e dhimbshme për atletikën e Kosovës 

Atletika

Kjo është e dhimbshme për atletikën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2020 Në ora: 16:07
Kjo është e dhimbshme për atletikën e Kosovës 

Pritej se në fund të prillit do zhvillohej gara jubilare, e 20-ta me radhë pas lufte, Gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2020” në atletikë, por fatkeqësisht jo!

Nuk do të kemi Gjysmëmaratonën më të veçantë, për faktin të situatës që jemi, me pandemi! 

Nuk do të zhvillohet kjo garë dhe me siguri do të vendoset se kur do të jenë kushtet adekuate e zhvillimit të saj pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

A do të jetë e mundshme që ajo të zhvillohet edhe në fund të shtatorit apo fillim tetorit, e gjitha varet se si e shohin të arsyeshëm komisionet përkatëse të Federatës së Atletikës së Kosovës, me presidentin e palodhshëm Halil Sylejmani.

Kjo është e dhimbshme për atletikën e Kosovës sepse pritej të jetë një garë më ndryshe, më e fuqishme dhe më festive se të tjerat që janë zhvilluar deri me tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat