Armiku i padukshëm ia ndali sukseset e mëdha! Sportisti shqiptar: Jam shumë i mërzitur 

Atletika

Armiku i padukshëm ia ndali sukseset e mëdha! Sportisti shqiptar: Jam shumë i mërzitur 

Nga: K. Goca Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:05
Izmir Smalaj

Atleti i kombëtares së Shqipërisë, Izmir Smalaj, është krenar për të arriturat e tij gjatë këtij viti, megjithëse sukseset do të ishin edhe më të mëdha, sikurse mos të armiku i padukshëm, virusi korona. 

“Ky vit nisi shumë mirë për mua, me një formë sportive të paarritshme me parë, me 4 medalje ari në kohë të shkurtër, Kampion Ballkanik dhe me një rekord salle të mbyllur për sezonin dimëror.
Isha i bindur që ky do ishte viti im, por fatkeqësisht, fatkeqësitë natyrore apo pandemi si kjo që po kalojmë, nuk janë ne dorën tonë.

Pas shtyrjes së Kampionatit Botëror, Olimpiadës së Tokyo-s dhe shumë e shumë mitingje ndërkombëtare, u njoftua që edhe Kampionati Europian që do mbahej në muajin gusht nuk do të bëhet. Jam shumë i mërzitur, pasi isha i sigurt në vetvete që do i sillja Shqipërisë e jo vetëm, një rekord të ri historik si dhe medalje të tjera të arta.

Gjithsesi, viti 2021 do të vij shpejt, dhe do jetë një vit i ngarkuar me Kampionat Europian, Kampionat Botëror si dhe Olimpiadën, por jam i bindur që me stërvitje të pandalur asnjë ditë, si edhe me mbështetjen që me falni çdo herë do ja dal mbanë! 

Uroj me zemër që kjo situatë e jashtëzakonshme të mbaroj me sa me pak lajme të trishta, e të rikthehemi jetës sonë, por sigurisht me të ndërgjegjësuar dhe me të kujdesshëm ndaj vetvetes e familjarëve tanë”, shkroi Smajlj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat