Tre atletët më të mirë, zhvilluan garë mes vete

Atletika

Tre atletët më të mirë, zhvilluan garë mes vete

Më: 5 maj 2020 Në ora: 14:46
Tre atletët më të mirë, zhvilluan garë mes vete

Tre atletët më të mirë aktualisht në botë në disiplinën e kërcimit me shkop, Reno Lavilinie, Armand Duplantis dhe kampioni i botës në fuqi Sam Kendriks, kanë zhvilluar një garë mes tyre, e cila është përcjellur “on-line” në internet nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

E veçantë e lajmit është se secili atletë garonte në oborrin e shtëpisë së tij. Sportistët respektonin rregullat e garës, por edhe bënin shaka mes tyre, duke u argëtuar vetë, por dhe 20 mijë persona që e kanë ndjekur garën online brenda 30 minutave të garës.

Ndryshe atletika ka ndërprerë të gjitha eventet për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat