Islami: Stadiumi i qytetit ishte i vetmi që posedonte shteg

Atletika

Islami: Stadiumi i qytetit ishte i vetmi që posedonte shteg

Nga: K. G. Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:40
Islami: Stadiumi i qytetit ishte i vetmi që posedonte shteg

Atletja e mirënjohur shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Drita Islami, ka thënë se i vetmi stadium që posedon shteg të atletikës sipas standardeve ndërkombëtare, është ai në Shkup.

“Stadiumi i qytetit ishte i vetmi që posedonte shteg të vrapimit deri tani dhe ishte më se i nevojshëm një shteg vrapimi me tartan në ambient të hapur, fatmirësisht pas 11 viteve mundem ti zhvilloj stërvitjet në ambient të hapur pa kufizime kohe, ta shijoj natyrën e cila të jep një ndjesi tjetër dhe ta thyej monotonin duke mos vrapuar tek i njëjti vend vazhdimisht. 

Personalisht më pëlqen shumë shtegu. 

Stërvitem shpesh këtu dhe më vjen mirë kur shoh se çdo ditë ritet numri i njerëzve që vrapojnë në shteg, duke përjashtuar numrin e madh të motoçikletave, biçikletave, trotinetëve etj. që dëmtojnë shtegun”, shkroi Islami në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat