Pezullohet kampionia në 400 metra

Atletika

Pezullohet kampionia në 400 metra

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:51
Pezullohet kampionia në 400 metra

Kampionia e botës në atlëtikë në 400 metra, Salva Eid Naser nga Bahreini është pezulluar përkohësisht, pasi që nuk ishte në dispozicion për testet e dopingut. Departamenti i Integritetit të Atletikës, kanë lajmëruar se atletja nga Bahreini është akuzuar për shkelje të rregullave për dhënien e informative rreth vendbanimit.

Eid Naser do të mungojë nga Lojrat Olimpike në vitin 2021, në rast se pezullimi shqiptohet sipas rregullave të atletikës. Në muajin tetor, Salva Eid Naser ishte kampione e botës me kohë 48.14 sekonda, që është rezultati më i mirë në garat e 400 metrave, që nga viti 1985.

Ndryshe nga atletët kërkohet që të lënë informtata për lokacionin, me qëllim që të bëhen testime të dopingut jashtë procesit të garave.

Tre shkelje për 12 muaj mund të sjellin ndërprerje, në rast se sportisti nuk arsyeton se përse ka qenë i padisponueshëm për ta kontaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat