Vdes norvegjezi që kërkonte ndërtimin e stadiumit në Prishtinë! Sylejmani i pikëlluar - Bota Sot
Vdes norvegjezi që kërkonte ndërtimin e stadiumit në Prishtinë! Sylejmani i pikëlluar

Atletika

Vdes norvegjezi që kërkonte ndërtimin e stadiumit në Prishtinë! Sylejmani i pikëlluar

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2020 Në ora: 13:07
Halil Sylejmani e Svein Arne Hansen

Bota sportive përkatësisht e mbretëreshës së sporteve është në zi! Vdes presidenti i Federatës së Atletikës Evropiane, norvegjezi Svein Arne Hansen. Njeriu që kërkonte ndërtimin e stadiumit në kryeqytet. 

“Prishtinës i duhet një stadium i atletikës”, kështu kishte deklaruar Hansen në shtator të vitit 2018 në konferencën për shtyp në “Swiss Diamond” në Prishtinë.

“Federata e Atletikës së Kosovës është thellësisht e pikëlluar me lajmin se ka ndërruar jetë presidenti i atletikës evropiane Svein Arne Hansen.

Kemi humbur një njeri të madh evropian të atletikës, ai ishte shumë afër me Atletikën e Kosovës. Ngushëllime familjes dhe miqve të atletikës”, shpreh ngushëllimet Halil Sylejmani, president i Federatës Atletike të Kosovës.
Ndërkaq edhe mediat e huaja raportojnë, se Federata Atletike Evropiane me pikëllim të thellë njofton se Presidenti i saj Svein Arne Hansen ka vdekur në moshën 74 -vjeçare të shtunën, dje.

Svein Arne ishte presidenti i pestë i Atletikës Evropiane që nga inaugurimi i organizatës në vitin 1970, i cili u zgjodh për herë të parë në 2015 dhe më pas u rizgjodh vitin e kaluar.
Ai vdiq dje në Oslo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat