Fikret Shatri përmbyll me sukses maratonën historike: 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë

Atletika

Fikret Shatri përmbyll me sukses maratonën historike: 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:24
Fikret Shatri

Ish-basketbollisti i njohur, Fikret Shatri ka arritur me sukses maratonën historike, e gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.

Shatri ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur pak minuta më parë me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

Vrapi i atletit Shatri është quajtur me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

Një maratonë e tillë nga një atlet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Fikret Shatri poashtu ditë më parë kishte bërë bujë pasi kishte vrapuar nga Prishtina në Istog, por kjo maratonë e fundit është për çdo lavdatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat