Nga jeta e varfër në fshat, hidhërimi deri te medaljet 

Atletika

Nga jeta e varfër në fshat, hidhërimi deri te medaljet 

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:37
Nga jeta e varfër në fshat, hidhërimi deri te medaljet 

Sportisti afrikano-jugor, Luvo Manjonga ka një histori të mahnitshme të jetës.

Kampioni botëror në Londër në kërcimin e gjatë, u rrit në kushte të mjerueshme, në qytetin Mbekveni, ku vrasjet dhe plaçkitjet janë të zakonshme.

Babai i tij ishte shofer kampioni, dhe ai mezi e njihte, për shkak se rrallë shkonte në shtëpi.

Manjonga u rrit në varfëri me dy vëllezërit dhe nënën e tij.

Në fëmijërinë e hershme, e kuptoi se ishte i talentuar në atletikë.

“Fillimisht për argëtim dhe më vonë për t’u larguar nga problemet, fillova të garoja në kërcimin e gjatë në garat lokale. Unë isha shumë i mirë dhe talenti im u dallua nga trajneri Mario Smith i cili më drejtoi mua në atletikë profesionale”, tha ai.

Pasi fitoi një shumë parash nga garat e atletikës në vitin 2012, të gjithë kërkonin ndihmë financiare nga ai, derisa ai vetë ra në borxhe.

Në vitin 2014, ai pësoi një humbje të madhe pasi trajneri i tij, Smith vdiq nga një aksident në makinë.

“Ishte një tronditje e madhe për mua. Më deshën muaj për t’u shëruar nga hidhërimi. As që shkova në varrimin e tij pasi isha i droguar me shokë”, tregon më tej Manjonga.

Në vitin 2016, ai fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Rio, pastaj të artën në Londër, dhe ai synon edhe rekordin botëror në kërcimin e gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat