Halil Sylejmani takohet me Grabovcin, diskutohet për infrastrukturën

Atletika

Halil Sylejmani takohet me Grabovcin, diskutohet për infrastrukturën

Nga: K. G. Më: 23 korrik 2020 Në ora: 15:48
Halil Sylejmani takohet me Grabovcin, diskutohet për infrastrukturën

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, sot është pritur nga Arbër Grabovci, zëvendsministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës. 

“Sot, prita në takim kryetarin e Federatës së Atletikës së Kosovës z. Halil Sylejmanin, me të cilin biseduam rreth aktualiteteve në atletikën tonë, me theks të veçantë në gjendjen e infrastrukturës dhe ideve për zgjidhjen e këtij problemi të madh për këtë degë sportive”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e tij facebook. 

Atletika është prej sporteve me renome në vendin tonë dhe që po i zhvillojnë garat me sukses.

Sylejmani ka pasur një takim shumë më rëndësi dhe ka diskutuar për shumë çështje, ndër to për infrastrukturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat