Atleti i mirënjohur, tash veteran, Zymer Alaj, kujton aktivitetin e parë dhe më të madhin në vendin tonë, Gjysmë Maratona e parë ndërkombëtare “Prishtina 2001”.
Një foto e para 20 viteve dëshmon se atletika gjithmonë ka pasur ngjarje të mëdha në vendin tonë.
“Gjysmë Maratona e parë ndërkombëtare e Prishtinës”, shkruan Alaj.
Zymer Alaj, ka qenë prej atletëve më të mirë që ka pasur Kosova dhe që ka dhënë kontribut të madh, sidomos në kohërat më të vështira, në vitet e 90-ta, duke u përballur me presione e shantazhe të regjimit serb.