Volejbollisti çuditë, i pari në Kupën e Kosovë në shtizë

Atletika

Volejbollisti çuditë, i pari në Kupën e Kosovë në shtizë

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2020 Në ora: 13:43
Bardhyl Hajdaraj

Sportist i dyanshëm! Volejbollisti i kampionit të Kosovës, Bardhyl Hajdaraj, la pa fjalë të gjithë! 

Duket se ai është mësuar me tituj dhe nuk duron pa suksese edhe në sporte tjera. 

Çuditë të gjithë, zuri vendin e parë në Kupën e Kosovës në disiplinën e shtizës në atletikë. 

Kjo është, mrekulli e një sportistit të disiplinuar dhe me zemër të madhe, në fakt është volejbollisti më i mirë në Kosovë.

“Faleminderit që me mundësove ta jetësoj ëndrrën time ty dhe Klubit Atletik Mitrovica”, ka shkruar Hajdaraj, që ka përfaqësuar klubin atletik Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat