KA Rogana: Ne u plasuam në vendin e dytë burrërisht 

Atletika

KA Rogana: Ne u plasuam në vendin e dytë burrërisht 

Nga: K. G. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 17:28
KA Rogana: Ne u plasuam në vendin e dytë burrërisht 

Klubi atletik Rogana, fshat nga Dardana, është prej klubeve më të mira në vendin tonë. Klubi që drejtohet nga trajneri Zijadin Kryeziu po shënon rezultate kulmore, së fundi edhe në Kupën e Kosovës për seniorë, që u mbajt në Mitrovicë.

“Atletët tanë për dy ditë radhazi garuan në shumë disiplina, në disiplinat e tyre dominuan bindshëm,  paraqitje të mirë bën edhe në disiplinat tjera. Falë kualitetit të tyre secili prej tyre bëri të pamundurën që edhe në aspektin ekipor të jemi në mesin e më të mirëve.

Ne u plasuam në vendin e dytë shumë burrërisht, realisht patëm një diskualifikim në 400 metra dhe disa gabime tonat ku humbëm një numër të konsiderueshëm të pikëve ku sigurisht pozita e parë nuk do ishte diskutuar, ja që sistemi i kupave është i tillë e sidomos në Kosovë ku fiton masoviteti. Ne si klub dhe fitues të shumëfishtë të kupave e kampionateve i urojmë të gjithë fituesit e klubeve pa dallim si dhe të gjithë atletët që treguan cilësi gjatë këtyre dy ditëve.

Mbesim me shpresë që të gjitha klubet të kenë orientimin në cilësi. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në arritjen e këtyre rezultateve, faleminderit kompanisë shumë të suksesshme "Brickos" për përkrahjen e dhënë gjatë këtij viti për klubin tonë”, thuhet nga KA Rogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat