Shqiptarja që po e çon peshë Maqedoninë e Veriut

Atletika

Shqiptarja që po e çon peshë Maqedoninë e Veriut

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:03
Shqiptarja që po e çon peshë Maqedoninë e Veriut

Atletja Drita Islami është më e mira në disiplinat e shkurtra apo shqiptarja që po e çon peshë Maqedoninë e Veriut.

Ajo është në formën më të mirë të mundshme dhe treguesi më i mirë është që në javën e kaluar ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Kupën e Maqedonisë: Në 100 metra me pengesa arriti kohë prej 16.02, në 400 metra shënoi kohën prej 57.57, në 400 metra me pengesa arriti kohën prej 61.02 dhe në 200 metra shënoi kohë prej 25.83 sekonda. 

“Jam shumë e lumtur që pas një periudhe të gjatë filluan përsëri të mbahen eventet sportive, duke i respektuar masat për parandalimin e Covid-19 në maksimum. Edhe pse nuk jemi në formën më të mirë si unë gjithashtu edhe atletet tjerë, duke pasur parasysh që stadiumi ka qenë i mbyllur për 4 muaj dhe vazhdon të jetë ende i mbyllur, ndërsa lejohet vetëm se kur ka gara.

Edhe përskaj kushteve jo të mira ne përsëri po garojmë, sepse kemi pasur mungesë të madhe të garave dhe po e shfrytzojm rastin tani”, deklaroi për News-tv kampionia nga Shkupi, Drita Islami, e cila me 1 gusht festoi ditëlindjen e saj. 
Në këto gara morën pjesë të gjitha klubet e Maqedonisë së Veriut, në 17 disiplina të meshkujve dhe 16 të femrave në konkurrencën e seniorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat