Kampioni olimpik rezulton pozitiv

Atletika

Kampioni olimpik rezulton pozitiv

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:41
Kampioni olimpik rezulton pozitiv

Sportisti kenian, Conseslus Kipruto, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Është vetë kampioni olimpik dhe botëror i garave me pengesa 3 mijë metra për meshkuj që e ka bërë të ditur lajmin.

Kipruto, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në kampionatin botëror 2017 dhe 2019, në një deklaratë nga llogaria e tij në “Instagram” njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

“Bota po kalon në një periudhë të vështirë dhe jemi të detyruar që të gjithë të përmbushim detyrimet tona. Për këtë arsye, nuk do të marr pjesë në garën e Monakos më 14 gusht të Ligës Diamond. Planifikoja të thyeja rekord botëror”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat