Bolt: Rikthehem vetëm nëse këtë e kërkon trajneri

Atletika

Bolt: Rikthehem vetëm nëse këtë e kërkon trajneri

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:30
Bolt: Rikthehem vetëm nëse këtë e kërkon trajneri

Në një deklaratë të dhënë së fundi, rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt, shprehet se mund të rikthehet në pistë, por vetëm nëse këtë gjë ia kërkon trajneri i tij, Glen Mills.

“Të jem i sinqertë, nuk kam shumë dëshirë të rikthehem, por nëse trajneri im do të ma kërkojë këtë gjë, do ta bëja. Te Glen Mills besoj verbërisht. Nëse do të më thotë se është e mundur që unë të triumfoj sërish, atëherë do ta besoja edhe dhe do të rikthehesha të garoja”, tha Bolt.

Më tej, Bolt, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike (fitoi 9, por një iu hoq prej dopingut që përfshiu një nga kolegët e tij xhamajkanë në stafetë), shprehet se eviton të shkojë në stërvitjen e Glen Mills.

“Sa herë që e takoj në stërvitje ai emocionohet shumë, ndaj përpiqem ta takoj sa më pak në pistë”, tha në fund Bolt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat