Sportistja e Kosovës i drejtohet me një letër publike institucioneve të Kosovës: Frika...

Atletika

Sportistja e Kosovës i drejtohet me një letër publike institucioneve të Kosovës: Frika...

Nga: K.G. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:16
Albina Bojaxhiu

Atletja e KA Prizrenit, Albina Bojaxhiu, iu drejtohet me një letër të hapur institucionet të Republikës të Kosovës, duke qarë hallet e shumta, e problemi më i madh që nuk kanë ku të stërviten.

“Letër publike! I nderuar kryetar i Prizrenit, zoti Mytaher Haskuka! 
E nderuara ministre, zonja Vlora Dumoshi (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit)! Së pari uroj të jeni mirë dhe me shëndet!

Po shkruaj në emër timin dhe të gjithë atletëve të qytetit të Prizrenit që edhe pas kërkesës së bërë që jemi munduar sipas mënyrës sonë, nuk na mundësohet të stërvitemi në stadiumin e KFOR-it gjerman, tashmë të pashfrytëzuar nga askush. 

Image

Albina Bojaxhiu

Ne stërvitemi në parkun e qytetit tonë, është rreth 275 metra dhe kemi pengesa të shumta, të themi të drejtën. 
Njerëzit janë gjithë kohës aktiv aty, ecin, fëmijë luajnë, gjatë çdo vrapimi na shfaqet dikush përpara, përplasemi shpesh, e frika se mos lëndojmë dikë apo edhe lëndohemi u bë më e madhe kur para jo shumë kohe njëri nga atletët, duke u munduar të mos përplasej me një të moshuar lëndoi ligamentin e këmbës. Kushtet e sportistëve në vendet e tjera nuk krahasohen me tonat, të paktën të kemi tartanin e përbashkët me ta. 

Kërkesa jonë është të na mundësohet leja për t’u stërvitur te ish KFOR-i, ne jemi sportist me ëndrra dhe kërkojmë që edhe vendi ynë të bëj diçka për ne. 

Ne si klub dy herë e kemi plotësuar aplikacionin dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje për shfrytëzimin e shtegut me masë tartani për stërvitje. Pra, kërkesa është bërë edhe më parë, mirëpo pritjet që të aprovohet u bënë tejet të gjata. Janë kohë të vështira pandemie kuptojmë, mirëpo stërvitjet duhet t’i vazhdojmë diku ku me të vërtetë mund të arrijmë rezultate premtuese, sepse ne sportistët duhet ta kapim kohën para se ajo ta marrë vetveten. Nuk dëshirojmë që ëndrrat tona të shuhen kur kemi një mundësi t’i realizojmë. 

Thonë që qejfi dhe mundësia janë larg, por do dëshironim dhe ju lutemi pafund që të na mundësoni kërkesën! Shpresojmë të marrim një përgjigje pozitive sa më parë! Ju falenderojmë për kohën!”, shkruan Bojaxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat