Edhe një sukses i madh për Kosovën, Alaudin Sumiqi – i bronztë në Kampionatin Ballkanik 

Atletika

Edhe një sukses i madh për Kosovën, Alaudin Sumiqi – i bronztë në Kampionatin Ballkanik 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2020 Në ora: 22:19
Edhe një sukses i madh për Kosovën, Alaudin Sumiqi – i bronztë në Kampionatin Ballkanik 

Atletika po shënon rezultate impresive! Pas medaljes së artë të Muhamed Ramadanit në hedhjen e gjyles, sot edhe Alaudin Sumiqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U-20.

“Alaudin Sumiqi fitoi medaljen e bronztë në hedhjen e diskut në Kampionatin Ballkanik U-20”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.  

Kampionati u mbajt në Stamboll të Turqisë, në një konkurrencë shumë të fortë. 

“Sot u stolisa me medaljen e bronztë në hedhjen e diskut 1,750 g. me rezultat  49,83 metra në Kampionatin Ballkanik U-20.
Falënderoj familjen time, trajnerët Mustafë Rrustemin & Fatmir Mehmeti, për punën e palodhshme që e bëjnë për mua.

Edhe një faleminderit i veçantë shkon për të gjithë ata që me përkrahën dhe  Federata Atletike të Kosovës  

Posaçërisht Kryetarin e Federatës Halil Sylejmani, edhe shkollën amerikane Kosova Leadership Academy”, ka thënë Sumiqi. Kryetari i federatës, Sylejmani, shpreh urimet e përzemërta Sumiqit për medaljen, duke e vlerësuar si një sukses i madh për gjithë sportin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat