Befason Usain Bolt

Atletika

Befason Usain Bolt

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 11:55
Befason Usain Bolt

Xhamajkani Usain Bolt është sprinteri më i shpejtë në histori të njerëzimit.

Bolt mban rekordin në garën e 100 metrave, 200 metrave, edhe 4 x 100 metrave. Ai ka kohën më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë me 9.58 sekonda në shtegun 100 metërsh, kohë të cilën e shënoi në vitin 2009.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ai foli në superlativa për ish yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon ku tha se tani CR7 ka mundësi të jetë më i shpejtë se ai.

“Ai është gjithmonë në kulm të formës së tij. Punon shumë dhe është i fokusuar” – tha ai.

“Tani për tani, unë besoj se ai është më i shpejtë se unë” – u shpreh ai.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo është njëri nga sportistët me formën më të mirë fizike, ku në moshën 35 vjeçare është topgolashënuesi i 5 ligave më të forta në Evropë për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat