Bolt: Ky futbollist është më i shpejtë se unë

Atletika

Bolt: Ky futbollist është më i shpejtë se unë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 14:16
Usain Bolt

Njeriu më i shpejt i botës, nuk do të pëlqente të sfidonte veten me Cristiano Ronaldon, pasi beson se ky i fundit do ta fitonte garën.

Bolt u kurorëzua si njeriu më i shpejtë në botë kur theu rekordin e 100 metrave sprint me një kohë prej 9.58 sekonda në Kampionatin Botëror në Berlin.

Gjatë kohës së tij te Real Madrid, Ronaldo kishte t’i kalonte 96 metrat për 10 sekonda, dhe Bolt beson se 36 vjeçari do të ishte më i shpejtë nëse do të garonin.

“Cristiano do të fitonte me siguri”, u përgjigj Bolt.

“Ai është akoma aktiv dhe punon çdo ditë. Për mua, ai është një super sportist”.

“Ai është gjithmonë në krye në sportin e tij. Ai punon shumë fort dhe është gjithmonë i përqendruar. Mendoj se ai do të ishte më i shpejtë se unë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat