Kampionët e botës i drejtohen CAS-it

Atletika

Kampionët e botës i drejtohen CAS-it

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:43
Kampionët e botës i drejtohen CAS-it

Kampioni i botës në garën e 100 metrave, atleti amerikan Kristian Koleman, i pezulluar dy vjet nga garat pasi ka munguar në 3 teste antidoping radhazi brenda një viti, ka apeluar vendimin pranë Gjykatës së Aribrtazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Koleman e ka kundërshtuar vendimin, pasi ka thënë se ishte një keqkuptim vendndodhja e tij në momentin që kanë ardhur specialistët antidoping në shtëpinë e tij.

Aktualisht, atleti nuk mund të garojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

E njëjta situatë edhe për atleten e Bahreinit, Salva Eid Naser, kampione e botës në garën e 400 metrave. Vendimet e CAS priten me interes, pasi bëhet fjalë për dy atletë të njohur, pretendentë për medalje ari në Olimpiadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat