KAS ia ul dënimin nga katër në dy vjet, por Rusia nuk merr pjesë në Olimpiadë …

Atletika

KAS ia ul dënimin nga katër në dy vjet, por Rusia nuk merr pjesë në Olimpiadë …

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:03
KAS ia ul dënimin nga katër në dy vjet, por Rusia nuk merr pjesë në Olimpiadë …

Gjykata e Arbirazhit Sportiv (KAS) në Lozanë të Zvicrës ka dhënë vendimin mbi çështjen e dopingut të Rusisë, duke ulur skualifikimin e të gjithë atletëve që përfaqësojnë Rusinë nga katër në dy vjet.

Pra asnjë flamur, uniformë ose himn rus deri në vitin 2022, një periudhë që përfshin, ndër të tjera, Lojërat Olimpike “Tokio 2021”, Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” dhe gjithashtu Kupën e Botës “Katar 2022”.

Disa atletë rusë do të lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike, por vetëm si neutralë dhe me kusht që ata të demonstrojnë se nuk kanë asnjë lidhje me skemën anti-doping, që përfshin agjentë të aparatit të sigurimit të shtetit rus.

Grupi i ekspertëve shkencorë në KAS vendosi unanimisht që Rusada (agjencia ruse anti-doping) nuk është në përputhje me kodin anti-doping për shkak të paaftësisë për të dorëzuar tek Wada të dhënat autentike dhe ato analitike të laboratorit të Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat