Presidenti i IAAF-it: Jam pro protestave në Olimpiadë

Atletika

Presidenti i IAAF-it: Jam pro protestave në Olimpiadë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Presidenti i IAAF-it: Jam pro protestave në Olimpiadë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), Lordi Sebastian Coe, është shprehur se nuk është kundër protestave që sportistë të ndryshëm mund të bëjnë gjatë një eventi olimpik.

Gjithsesi, ai kërkon që ato të jenë paqësore, pa fyerje dhe të kenë si qëllim barazinë në sport

Çdo lloj proteste është e ndaluar në një event olimpik nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ku Coe është anëtar i bordit drejtues.

“Nëse një sportist dëshiron të ulet në gjunjë gjatë kohës që merr një medalje apo para një gare, për mua nuk ka asnjë problem. Mjafton që kjo protestë të bëhet në respektim të rregullave dhe të jetë paqësore”, tha Coe.

“Për sa kohë që ajo protestë e sportistit është paqësore, ka një vlerë morale për sportin dhe bëhet në mënyrën e duhur, pa fyer askënd, atëherë ajo mund të konsiderohet e pranueshme dhe jo e dënueshme nga IOC”, tha më tej Sebastian Coe, numri 1 i atletikës botërore.

“Nëse atletët e bëjnë këtë gjë për një të drejtë, si barazia në sport, do ta pranoj protestën e tyre”, tha kreu i IAAF-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat