Smajlaj dhe Gega, një vit shumë të mirë

Atletika

Smajlaj dhe Gega, një vit shumë të mirë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:46
Smajlaj dhe Gega, një vit shumë të mirë

Izmir Smajlaj arriti një rezultat të rëndësishëm për Shqipërinë në sportin e atletikës, në disiplinën e kërcimit së larti teksa u shpall kampion ballkanik përpara shpërthimit të pandemisë, pikërisht në shkurt të 2020-ës në Stamboll.

Në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura, atleti shkodran kërceu më shumë se të gjithë teksa u rendit i pari me rezultatin 7 metra e 91 centimetra.

Luiza Gega u shpall sportistja e muajit për janarin nga Federata Europiane e Atletikës!

Atletja 31-vjeçare përmirësoi rekordin e saj kombëtar në 3000 metra në garën me salla të mbyllura në Gjermani. Gega arriti që të merrte më shumë vota se katër atletët e tjerë që ishin në garë për këtë çmim.

Gega vendosi edhe një rekord të ri kombëtar në garën e 10 mijë metrave në Kampionatin Kombëtar të Atletikës, që u zhvillua në muajin gusht në “Elbasan Arena”, teksa me kohën 32 minuta e 31 sekonda përmirësoi me plot 1 minutë rekordin e mëparshëm në këtë disiplinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat