Ramadan Beshiri - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Atletika

Ramadan Beshiri - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:03
Ramadan Beshiri - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Mbretëresha e Sporteve, si të gjitha sportet tjera, u ballafaqua me vështirësi të mëdha në verën e vitit 1991, sidomos me kërcënime të llojllojshme nga regjimi serb.

Ramadan Beshiri i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër veprimtarët më të dalluar sportivë, sidomos në sportin e atletikës.
Në vitet më të vështira, Beshiri mori pozitën sekretar i përgjithshëm në Federatën e Atletikës së Kosovës, duke punuar me zell të shtuar dhe nuk u ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve nga milicia serbe. 

Ai, përveç që ka qenë sekretar i përgjithshëm i atletikës në vitet më të vështira të kohës së okupimit, ka qenë edhe anëtar i Sindikatës së Pavarur të Sportit të Kosovës dhe anëtar i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke dhënë kontribut të madh.

 Krejt në fund, vitin e kaluar ka botuar monografinë e parë të atletikës dhe jashtëzakonisht e pasur, një nga monografitë që ka shumë të dhëna për Mbretëreshën e Sporteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat