Tirron Mamusha nga Kosova, kampion në Shqipëri

Atletika

Tirron Mamusha nga Kosova, kampion në Shqipëri

Nga: K.G. Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:05
Tirron Mamusha nga Kosova, kampion në Shqipëri

Atleti nga Kosova, Tirron Mamusha, është kampion në Shqipëri. Atleti gjakovar, e përfaqëson klubin Elbasani dhe sot ka rritur një sukses të madh në Kampionatin dimëror në atletikë.

“Sot ishte gara e parë që garoja për ekipin tim të ri Elbasani në Kampionatin dimëror Shqiptar.

Garova në disiplinat 3000 dhe 1500 metra.

Në 3000 metra sigurova pozitën e dytë dhe në 1500 metra u shpalla kampion i Shqipërisë. 

Me këtë rast dëshiroj t’ju njoftoj se kam arritur marrëveshje me trajnerin Arben Hamiti për të filluar punën së bashku”, ka thënë Mamusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat