KA Mitrovica me rezultate të mira në Kampionatin Dimëror! Tahiri: Po bëhem gati për Sofje

Atletika

KA Mitrovica me rezultate të mira në Kampionatin Dimëror! Tahiri: Po bëhem gati për Sofje

Nga: K.Goca Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:05
Pamje nga gara

Atletët dhe atletet e klubit Mitrovica shënuan rezultate shumë të mira në Kampionatin Dimëror, që u zhvillua në Elbasan.

Trajneri i Mitrovicës, Xhavit Tahiri, është i kënaqur me rezultatet e atletëve të tij në shtetin shqiptar. Ai ka veçuar disa nga rezultatet e garuesve.  

“Sezoni i garave dimërore për atletët e klubit atletikë Mitrovica fillojë me 28 janar pikërisht në Kampionatin dimëror në qytetin e Elbasanit. 4 atlet të klubit morën pjesë në disiplinat si vijon: Albina Deliu në disiplinën 1500 metra.

Image

Florjan Berisha dhe Florent Shabani në disiplinën 1500 metra dhe Erblin Smajli në disiplinën 3000 metra.
Albina Deliu rrëmbeu vendin e parë në 1500 metra me rezultat 4.38.31 minuta ku garën e zhvilloi pothuajse e vetme që nga fillimi. 

Image

Florjan Berisha me rezultat 4,14,86 dhe Florent Shabani me rezultat 4.18.91 ishin në vendin e 1-rë dhe të 2-të në disiplinën 1500 metra. Erblin Smajli në disiplinën 3000 metra me rezultat 9.44.80 doli i 3-ti.

Këto janë vetëm fillimi i një viti përplot gara dhe suksese të tjera”, thotë Tahiri për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Tahiri tha se po përgatiten edhe për Kampionatin Ballkanik: “Në Kampionatin Ballkanik presim medalje nga Muhamet Ramadani. Ai garon në disiplinën e hedhjes së gjyles. Kampionati mbahet me 13 shkurt në Sofje të Bullgarisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat