Triumfojnë Luiza Gega dhe Burraj

Atletika

Triumfojnë Luiza Gega dhe Burraj

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:50
Triumfojnë Luiza Gega dhe Burraj

Në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” u mbajtën garat e Kampionatit Individual Dimëror për meshkuj dhe femra.

Ndonëse e gjithë bota këtë aktivitet e zhvillon në salla të mbyllura, në Shqipëri, në mungesë të infrastrukturës, garat bëhen në ambient të hapur.

Në këtë aktivitet të Federatës Shqiptare të Atletikës morën pjesë thuajse të gjitha skuadrat me atletët e tyre më të mirë. Në fund të garave, u shpallën edhe dy sportistët më të mirë.

Për meshkuj vendi i parë i takoi sportistit të Vllaznisë, Franko Burraj, me 1051 pikë. Për femra, Luiza Gega nuk pati rivale, pasi doli sportistja më e mirë me 1074 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat