Fatlume Gjuka tregon se si e shtangu Beogradin, si i dëbuan nga stadiumi dhe për jetën e saj në New York

Atletika

Fatlume Gjuka tregon se si e shtangu Beogradin, si i dëbuan nga stadiumi dhe për jetën e saj në New York

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 shkurt 2021 Në ora: 14:04
Fatlume Gjuka tregon se si e shtangu Beogradin, si i dëbuan nga stadiumi dhe për jetën e saj në New York

Në vitet e 80-ta dhe të 90-ta, ishte prej atleteve më të mira të Kosovës. Është fjala për ish atleten e mirënjohur Fatlume Gjuka-Bakraqi.  

Fatlumja ka qenë mjeshtre e shtigjeve të atletikës në 800 dhe 1500 metra, e pamposhtur në shumë gara të Kosovës, që besa në vitet e 80-ta ka befasuar edhe në garat ish jugosllave!  Fatlumja apo kampionja e shumëfishtë dhe e rekordeve në mbretëreshën e sporteve.

Ka më shumë se dy dekada që jeton larg shtetit të Kosovës, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Sot është trajnere e atletikës në New York, po ashtu edhe djemtë e saj, që po shënojnë rezultate shumë të mira.  

Image

Fatlumja flet për karrierën e saj, se si e shtangu Beogradin, si shqiptarja e parë nga Kosova në vitin 1985, për suksesin në Foça etj. Po ashtu edhe për pavarësimin e sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe të Serbisë, për sfidat që kaluan në garat që i mbanin fshehurazi nëpër fshatrat dhe në cilin klub është e angazhuar si trajnere në SHBA.

Image

Fatlumja em djemtë  

“Bota sot”:  Në vitet e 80-ta filluat me atletikë, në atëkohë nuk mungonin rezultatet tuaja?
Fatlume Gjuka:
Në vitin 1982 fillova të merrem me atletikë, si 10- vjeçare, ku trajneri im i parë Xhevdet Kahremani më zbuloj si talente dhe fillova me stërvitjet. Mbas dy muajve fillova të garoj dhe qysh atëherë filluan sukseset e mija. Të njëjtin vit zura vendin e parë në krosin e “Politikës” në Beograd, ku isha e para shqiptare e Kosovës  që fitoj titullin e kampiones dhe kështu më radhë vazhduan të arriturat e mija.

Image

“Bota sot”: Nga vera e vitit 1991, sportistët u dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive, sa ishte vështirë të garosh në fusha pa tartan dhe vazhdimisht të përndjekur nga regjimi serb?
Fatlume Gjuka:
Vitet e 90-ta kanë qenë shumë të vështira për të gjithë sportistët e Kosovës, ku filluam t’i bojkotojmë garat në ish Jugosllavi dhe me klubet e Serbisë. Në Kosovë na dëbuan nga stadiumet regjimi serb, mandej filluam t’i mbajmë garat fshehtas nëpër fshatrat të Kosovë. Vullneti dhe dëshira që e kishim nuk na u ndalë asnjëherë edhe pse ishim të rrezikuar.

Image

“Bota sot”: Në vitet e 90-ta, Fatlumja sundonte në Mbretëreshën e Sporteve, sa ishte vështirë të merresh me këtë sport?

Fatlume Gjuka: Qysh në vitin 1985 arrita rezultate të mira. Nuk ishte aspak e vështirë, derisa motivimi dhe puna nuk mungonin dhe puna e palodhshme e trajnerit Afrim Belegu, besa vlen me theksuar disa herë na dërgonte në gara me shpenzimet e tij sepse në atëkohë nuk kishim kurrfarë ndihmash nga komuna e Pejës, megjithatë sukseset nuk kanë munguar asnjëherë.

Image

“Bota sot”: Ku është Fatlumja dhe me çfarë merret sot?
Fatlume Gjuka:
Jetoj dhe veproj në New York që 23 vite, jam e martuar, kam dy djem, Leart dhe Ari Bakraqi, ku edhe djemtë e mi e kanë talentin tim. Të dytë janë atletë të mirë dhe kanë rezultate solide, derisa kanë arritur të dytë të jenë në top listën e 8-të më të mirëve për moshat e tyre në Amerikan, që në anglisht quhet “All American title“.

Përveç punës që punoj në shkollë jam edhe trajnere në klubin atletik për të rinj “Tailwind“ në New York, që gjashtë vite kontriboj.

Mbas 24 vite shkëputje në atletikë kam filluar prapë të merrem me vrap, por tani  vrapoj në vrapime të rrugëve ‘Road race’s’. Në vitin 2018 kam vrapuar në maratonën e New York, aty arrita rezultat solid që të kualifikohem për maratonat e mëdha botërore siç është maratona e njohur Boston, Chicago, Tokio, Berlin etj.

Image

Qëllim kryesor e kam t’i vrapoj gjashtë maratonat më të mëdha në botë ku thirren “six stars”  - gjashtë yjet.  New York dhe Chicago I kam vrapuar sivjet, e kam Berlinin dhe Bostonin, mandej Tokion dhe Londra .

“Bota sot”: Sa keni mundësi ta përcillni atletikën në Kosovë?

Fatlume Gjuka: Atletikën në Kosovë më shumë e ka përcjellur nga profilet sociale, si Facebook dhe youtube nganjëherë. 

“Bota sot”: A do t’i rikthehesh një ditë si trajnere në Kosovë? 
Fatlume Gjuka:
Kisha pas dëshirë të kontriboj edhe në vendin tim, ku kam lind dhe jam rrit në Pejë, në të  cilën e kemi një rini të pasur.

“Bota sot”: Cili ka qenë moment më që iu ka bërë të ndiheni krenare dhe dëshpërimi më i madh? 
Fatlume Gjuka:
Krenare jam ndje gjithherë me veten time, kam shumë momente t’i veçoj, një ndër to ka qenë kur e kam fituar vendin e parë në Olimpiadën e Foçës (Bosnjë dhe Hercegovinë), atëherë nivel federatave, ku ishte  medalja e  parë për Kosovë dhe e vetmja, mandej kur kam vrapuar për reprezentacion të ish-Jugosllavis, edhe aty e para nga Kosova.

Image

Dëshpërimi më i madh ka qenë kur ishim në gara në Mitrovicë dhe erdhi policia serbe na dëboj nga stadiumi nuk na lan të garojmë. 

Image

“Bota sot”: Çfarë mund të veçoni në karrierën tuaj si atlete?
Fatlume Gjuka:
Përveç rezultateve dhe sukseseve të arritura do të veçoj punën që e bëj si trajnere në klubin ku jam, kemi një klub ndër më të fortët në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat