Hajdari po përgatitet para garave ndërkombëtare 

Atletika

Hajdari po përgatitet para garave ndërkombëtare 

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:57
Hajdari po përgatitet para garave ndërkombëtare 

Komiteti Olimpik i Kosovës po e mbështet atletin Musa Hajdari, i cili prej 4 deri më 18 shkurt, po merr pjesë në kampin përgatitor në Stamboll të Turqisë.

Hajdari po përgatitet para garave ndërkombëtare që e presin në javët dhe muajt e ardhshëm, ndërsa prej 20 shkurtit të këtij viti, do të synoj medaljen në Ballkanikun që mbahet pikërisht në Stamboll.

Hajdari po përgatitet me ekipin kombëtar të Turqisë. Ai sot në garën testuese të kampionatit të Turqisë në sallë, doli i dyti në 800 metra me rezultat 1:51.63, rezultat ky që vlen 1034 pikë sipas Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).

Musa është bursist olimpik i KOK-ut për Lojërat Olimpike Tokio 2020. KOK po i mbulon shpenzimet e atletit Musa Hajdari, i cili po merr pjesë në kampin përgatitor në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat