Zijadin Kryeziu me fjalë të mëdha për dy atletë

Atletika

Zijadin Kryeziu me fjalë të mëdha për dy atletë

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:01
Zijadin Kryeziu me fjalë të mëdha për dy atletë

Trajneri i klubit Rogana, Zijadin Kryeziu, është krenar me dy atletë, që sot shënuan rezultate fantastike në Krosin Dimëror.

“Kreshnik Baxhuku dhe Ezan Kryeziu ishin të artë në garën e Krosit Dimëror.

Sot në ambientet e parkut të Gërmisë u mbajt Krosi Dimëror. Atletët tanë Kreshnik Baxhuku dhe Ezan Kryeziu treguan një përformancë të mirë në kategoritë e tyre.

K. Baxhuku në kategorinë e seniorëve zuri vendin e parë në disiplinën 8 kilometra, kurse E. Kryeziu në grupmoshat U16 po ashtu zuri vendin e parë në disiplinën 2 kilometra”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat