Jeta interesante e Mulajt, nga Kosova në Kroaci dhe në maratonat e Londrës, New York-ut...

Atletika

Jeta interesante e Mulajt, nga Kosova në Kroaci dhe në maratonat e Londrës, New York-ut...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:53
Jeta interesante e Mulajt, nga Kosova në Kroaci dhe në maratonat e Londrës, New York-ut

Atleti veteran Shpend Mulaj përgatitet për sfidat e ardhshme, sidomos për Maratonën e Tokios, me synim që të arrijë kohën më të mirë.

Ai, qysh nga viti 1982 ka filluar të merret me atletikë, fillimisht në klubin e asaj kohe “Prokletija” në Pejë.
Mulaj ka qenë i suksesshëm, i cili ishte kampion në Kampionatin e Kosovës ne disiplinat teknike me pengesa në 400 metra dhe 110 metra.

Mulaj tregon për rrugëtimin nga Kosova në Kroaci dhe tani jeton e vepron në Suedi. Përveç garave në disiplinat teknike, ai mori pjesë edhe në maratonat e njohura botërore. 

Image

“Kushtet në atë kohë ishin të vështira, kështu që detyrohesha t’i bëjë pengesat në oborrin tim.

Në vitin 1983 mora pjesë në 4 - garësh ndërkombëtar, ku merrnin  pjesë Greqia, Turqia, Maqedonia dhe Kosova.

Image

Ne Kampionatin e ish Jugosllavisë në Suboticë zura vendin e katërt (4) në disiplinën 400 metra me pengesa dhe vendin e pestë në 110 metra me pengesa.

Gjithashtu isha reprezentues i Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshëm.

Image

Në vitin 1986 për shkak të kushteve u shpërngula për në Kroaci në qytetin e Rijekës.
Ata menjëherë me pranuan në klubin e atletikes Kvarner në Rijekë 

Image

Trajneri im ishte i ndjeri  Radovan Leshenku, kurse kryetari i klubit ishte Luciano Sushano. Përveç klubit ata me ofruan punë dhe vendbanim. Në Kroaci kam marr pjesë në disa gara ku kam fituar edhe shume medalje.

Në Kampionatin e Kroacisë në vitin 1987 zura vendin e tretë në 1500 metra, ku aty mori pjesë edhe Branko Zorko kampion i Evropës.

Situata politike u përkeqësua në Kroaci dhe unë u detyrova të shpërngulem për në Suedi”, tregon Mulaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Mulaj vazhdon me atletikë edhe në Suedi, duke shënuar rezultate të lakmueshme. “Këtu kam vazhduar me atletikë deri me sot. Fillimet e mija në Suedi filluan në klubin Vikingën në Goteborg të Suedisë. Në Suedi, në sallë të mbyllur kam fituar vendin e tretë disa herë në 400 metra, 800 metra dhe 1500 metra. 

Image

Vitet e fundit i kam vrapuar shumë Gjysmëmaratona dhe maratonët me të njohur në botë siç janë: Maratona e New York-ut, Chicagos, Bostonit, Londrës, Parisit, Berlinit, Stokholmit, Goteborgut e kështu me radhë 
Ne tetor të këtij  viti do ta vrapoj edhe Maratonën e Tokios në Japoni. Ku pres të marr edhe Worlds Marathon Major”, tha më tej. Mulaj tregon dhe një detaj interesant: “Në Kampionatin Botëror në Goteborg, në vitin 1994 isha përkthyes dhe udhëheqës i Kombëtares së Shqipërisë, ku morën pjese edhe Mirela Manjani.

Ndërsa në vitin 2006 po ashtu isha përkthyes për Kombëtaren e Shqipërisë ku mori pjesë edhe Klodiana Shala”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat