Luljeta Zhegrova-Shala – sportiste e Gjeneratës së Republikës: Forcat serbe na rrethuan me autoblinda...

Atletika

Luljeta Zhegrova-Shala – sportiste e Gjeneratës së Republikës: Forcat serbe na rrethuan me autoblinda...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:28
Luljeta Zhegrova-Shala – sportiste e Gjeneratës së Republikës: Forcat serbe na rrethuan me autoblinda...

Histori trishtuese në vitet e 90-ta (1991-1999), kur sportistët dhe sportistet tanë u rrethuan me autoblinda nga okupatori serb.

Luljeta Zhegrova-Shala i takon Gjeneratës së Republikës.

Një atlete e jashtëzakonshme e periudhës së sakrificës (1991-1999), e cila në memorien e saj ka shumë ngjarje trishtuese që ka përjetuar ajo së bashku me mijëra sportistë shqiptarë nga regjimi kriminal serb. 

Milicia e okupatorit serb lere që i ndërpriste stërvitjet apo garat që organizoheshin në kuadër të Republikës së Kosovës, por edhe drejtonte armët në drejtim të sportistëve, duke i maltretuar edhe psikikisht, disa edhe i arrestonte dhe i rrihte pamëshirë!    

“Në Podujevë kemi mbajtur stërvitje në fushën e atletikës, ku forcat serbe i bartën poligonet e autoshkollave po në atë fushë vetëm e vetëm që të pengohen proceset stërvitore (po ashtu edhe garat).

Prej aty filluam të mbajmë stërvitjet tek parku i qytetit 'te pishat'. Por edhe aty nuk na shkoi gjatë dhe erdhën fo

rcat serbe me autoblinda dhe na rrethuan duke drejtuar tytat e armëve drejtë nesh sikur të ishim duke kryer krime. Prej aty na dëbuan në mënyrën me mizore ku disa atletë përfunduan të rrahur”, tregon Luljeta për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Luljeta nuk u ndal asnjëherë në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës, përkundër kërcënimeve të llojllojshme të pushtuesit serb. Sot jeton një jetë të qetë, merret aktivisht me mbretëreshën e sporteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat