Rekord

Atletika

Rekord

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Gudaf Tsegay

Atletja etiopiane vendos rekord botëror në garën e 1500 metrave!

Atletja 24-vjeçare etiopiane Gudaf Tsegay vendosi rekord të ri botëror në garën e 1500 metrave në sallat e mbyllura. Ajo dha kohën 3’53”09 në turneun e “World Indoor Athletics Tour” të zhvilluar në Lievin të Francës.

Tsegay përmirësoi ndjeshëm kohën e mëparshme 3’55”17 që mbahej nga patriotja e saj Genzebe Dibaba dhe që ishte vendosur në vitin 2014.

Një paraqitje e shkëlqyer e etiopianes, që la shumë pas rivalet e saj (e dyta Laura Muir, me 3’59”).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat