Kryeziu në Turqi

Atletika

Kryeziu në Turqi

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Kryeziu në Turqi

Atleti Astrit Kryeziu ka udhëtuar drejt Stambollit të Turqisë, për të marrë pjesë në kampin përgatitor, në të cilin pjesëmarrës janë edhe Kombëtarja e Turqisë.
Kryeziu i është bashkuar atletit tjetër, Musa Hajdari, i cili ndodhet në përgatitje prej 4 shkurtit. 

Komiteti Olimpik i Kosovës po i mbulon shpenzimet e përgatitjeve të të dy atletëve, të cilët njëkohësisht janë edhe bursist të KOK-ut për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Astriti kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe për këtë arsye ka udhëtuar me vonesë.

Të dy po përgatiten para Kampionatit Ballkanik që mbahet prej 20 shkurtit në Stamboll, por edhe para garave tjera ndërkombëtare që i presin në javët dhe muajt në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat