Natyra Shala - sportistja e Gjeneratës së Republikës: Serbët na dëbuan nga stadiumi 

Atletika

Natyra Shala - sportistja e Gjeneratës së Republikës: Serbët na dëbuan nga stadiumi 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:27
Natyra Shala - sportistja e Gjeneratës së Republikës: Serbët na dëbuan nga stadiumi 

Ish atletes Natyra Kelmendi – Shala, kurrë nuk do t’i fshihet nga kujtesa e saj momenti më trishtues, kur para 30 viteve pushtuesi serb i dëboi nga stadiumi në Mitrovicë, i vetmi  me tartan të atletikës në Kosovë. 

Në atëkohë ishte fëmijë, sportiste e dalluar e atletikës por e trishtuar kur pa milicinë e pushtuesit serb, se si i dëboi nga stadiumi dhe në përgjithësi sportistët e Kosovës nga stadiumet tjera dhe palestrat sportive.

Periudhë më e rëndë në jetën e saj si sportiste! Natyra Kelmendi Shala i takon Gjeneratës së Republikës dhe është krenare që me mijëra sportistë iu kundërvunë pushtuesit serb.   

Image

 “Në moshën 9 vjeçe kam filluar me atletikën në klubin ‘Prokletija’ me trajnerin Afrim Belegu. 

Në vitin 1989 edhe unë si atlete tjera kisha fatin e keq, na dëbuan nga stadiumi i Mitrovicës. Ishte gara e tretë për mu dhe asnjëherë nuk mu dha mundësia me tregu talentin tim në stadium. Atëherë filluam garat nëpër livadhe të fshatrave të Kosovës. Isha veç 11-vjeçare, unë vrapoja me seniore. Arrita rezultate të mira. 

Image

Ne moshën 12 vjeçe u shpalla sportiste e vitit dhe atletja e vitit, isha atletja më e re që u vlerësova me titull: Sportiste e vitit.
Në vitin 1996 morëm pjesë në  gara Elbasan, ishin garat e para për mu jashtë Kosove. Ishte kohë okupimi, nuk mu dha mundësia me tregu veten edhe në gara ndërkombëtare.

Image

Isha kampione e Kosovës disa vite me radhë.
Ne vitin 1999 e ndërpreva atletikën. Tash prej vitit 2018 jam aktive si veterane.

Në vitin 2019 vrapova Gjysmëmaratonën e Prishtinës dhe dola e dyta, veterane e parë ishte nga Kenia.

Mandej vrapova Maratonën e Podgoricës. Vrapova në Kampionatin Ballkanik ku e fituam vendin e tretë. Tash jam në përgatitje në garat e radhës, sidomos për Maratonën e Prishtinës me 26 shtator të këtij viti. Isha atlete e pafat në dekadën e okupimit, ku asnjëherë nuk mu dha mundësia të marr pjesë në gara jashtë Kosove”, tregon ditët e vështira Natyra për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Natyrës sot iu bëhet zemra mal që sheh sportistët dhe sportistet tona duke garuar në garat zyrtare ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat