Skandal, ish-presidenti i atletikës ruse dhe 4 zyrtare pezullohen 4 vjet

Atletika

Skandal, ish-presidenti i atletikës ruse dhe 4 zyrtare pezullohen 4 vjet

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:07
Skandal, ish-presidenti i atletikës ruse dhe 4 zyrtare pezullohen 4 vjet

Ish-presidenti i Federatës Ruse të Atletikës, Dmitry Shlyakhtin dhe 4 zyrtarë të tjerë të atletikës ruse janë pezulluar nga 4 vjet nga Athletics Integrity Unit (AIU), që operon pranë Federatës Ndërkombëtare të Aetletikës (IAAF).

Ata janë konsideruar fajtorë e bashkëpunëtorë në shkeljen e rregullave, në përfshirjen në rastin e dopingut të atletitit të kërcimit së gjati Danil Lysenko.

Sipas AIU, zyrtarët kanë paraqitur dokumente false dhe kanë mashtruar me deklaratat e tyre.

Atleti rus është pezulluar në vitin 2018 përshkelje të rregullave antidoping. Atletika ruse është pezulluar nga çdo aktivitet që prej vitit 2015 dhe aktualisht nuk do të garojë në Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat