Bajram Duja - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Atletika

Bajram Duja - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: K.Goca Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:42
Bajram Duja - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Si shumë degë sportive, edhe atletika ka luajtur rol të madh në vitet e 90-ta.

Vitet e 90-ta (1991-1999),  ishin vitet e mbijetesës së sportit në përgjithësi, për shkak se vepruan në kushte shumë të rënda pasi që okupatori serb i dëboi nga stadiumet dhe palestrat sportive.

Bajram Duja i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër veprimtarët më të dalluar, përveç si trajner edhe si gjyqtar po ashtu ka qenë edhe në komisionet e Federatës së Atletikës së Kosovës.

Ai, ishte delegat nga Prizreni me rastin e themelimit të Shoqatës së Pavarur të Atletikës së Kosovës, po ashtu edhe anëtar i Komisionit për marketing në Shoqatën e pavarur të Atletikës së Kosovës në periudhën e vitit 1991.

Në vitin 1997 edhe anëtar i kryesisë së Federatës së Atletikës së Kosovës dhe ndër kontribues më të mëdhenj. 

Duja, së bashku me mijëra sportistë iu kundërvu fuqishëm agresorit serb. Sot jeton një jetë të qetë dhe është selektor i kombëtares së Kosovës në atletikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat