Musa Hajdari, i shtati në Kampionatin Ballkanik të Sallës

Atletika

Musa Hajdari, i shtati në Kampionatin Ballkanik të Sallës

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:54
Musa Hajdari

Atleti Musa Hajdari doli i shtati në Kampionatin Ballkanik të Sallës që u mbajt të shtunën në Stamboll të Turqisë.

Rezultati i tij ishte më i miri prej garuesve tanë, pasi atletët tjerë Astrit Kryeziu (800 m.), Erudit Rysha (kërcim së gjati), Lirije Peci (400 m.), Albina Deliu e Greqa Bakraqi (800 m.) përfunduan kryesisht në vendet e fundit.

Rezultatet e seniorëve nuk ishin as të përafërta me ato të U-20, të cilët në fillim të këtij muaji fituan dy medalje ballkanike.

Muhamet Ramadani kishte dalë i artë, ndërsa Alaudin Suma i bronztë, të dy në hedhjen e gjyles.

Atleti Musa Hajdari doli i shtati në Kampionatin Ballkanik të Sallës që u mbajt të shtunën në Stamboll të...

Posted by Kosovo Olympic Committee on Sunday, February 21, 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat