Vdes ish trajneri i atletikës në Kosovë

Atletika

Vdes ish trajneri i atletikës në Kosovë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:49
Trajnerin Neki Shehu dhe atleti Agron Muçaku

Ka ndërruar jetë ish trajneri i atletikës Shejh Neki Shehu. Lajmin e ka bërë të ditur ish atleti dhe veprimtari i shquar sportiv, Agron Muçaku.

“Sot, me 24.03.2021, me dhimbje dhe pikëllim e morëm lajmin që paska vdekur Shejh Neki Shehu, profesor i edukatës fizike, respektivisht trajneri i parë pas themelimit të klubit të atletikës “Vëllaznimi” në Gjakovë. 

Shejh Nekiu para se ti përkushtohej jetës shpirtërore, dha kontribut të jashtzakonshëm në zhvillimin e atletikës në Gjakovë por dhe në Kosovë.

Nën udhëheqjen e prof. Nekiut u formuan shumë emra, atlet cilësor ndërmjet disa gjeneratave. Nën udhëheqjen e prof. Neki Shehut, klubi atletikës “Vëllaznimi” në Gjakovë në vitet 1970-1980 ishte ndër më të fortit në Kosovë. 

Pas regjistrimit tim në klub në fund të vitit 1979, edhe unë si atlet e kisha nderin që hapat e parë në atletikë, tekniken e vrapimit dhe sprintin ti mësoja nga trajneri z. Neki Shehu. 

Pas demonstratave të vitit 1981 dhe rrethanave politike u pamundësua veprimtaria sportive në përgjithësi. Filluan obligimet tjera dhe prof. Nekiu gradualisht u nda nga veprimtaria aktive në fund të vitit 1981.

Megjithëse kohë pas kohe ju bashkangjit klubit si në vitin 1986 në garat republikane të qytetit të Tuzllës.

Më pas trajneri Neki Shehu nga profesor i edukatës fizike ju përkushtua jetës shpirtrore pasi ishte pasardhës i një familje me trashëgimi të tarikatit Saadi dhe fitoj titullin SHEJH Neki Shehu, kështu duke u bërë mësues dhe udhëheqës i jetës shpirtrore. 

Me anë të këtij postimi shfrytëzoj rastin që në emrin tim, në emër të klubit të atletikës "Vëllaznimi" në Gjakovë, të ngushëlloj familjen e Shejh Nekisë, duke u lutur që Allahu i Madhërishëm të përfshijë në mëshiren e Tij, Shejh Nekiun. Ndersa, familjes së tij Allahu të ju jap sabër. Amin”, ka shkruar Muçaku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat