Agron Muçaku - veprimtar në Gjeneratën e Republikës: Zëri im ka qenë i fuqishëm

Atletika

Agron Muçaku - veprimtar në Gjeneratën e Republikës: Zëri im ka qenë i fuqishëm

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:13
Agron Muçaku - veprimtar në Gjeneratën e Republikës: Zëri im ka qenë i fuqishëm

Atletika e Kosovës apo mbretëresha e sporteve, kaloi periudhën më të rëndë në vitet e 90-ta (1991-1999), atletët dhe veprimtarët e të cilës ishin vazhdimisht të kërcënuar nga regjimi serb.

Si çdo sport tjetër edhe atletët e atletet u dëbuan nga stadiumi në Mitrovicë, i vetmi me tartan të atletikës.
Agron Muçaku i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej veprimtarëve më të dalluar të asaj kohe, një trim që nuk e kishte shoqin. 

Ai tregon disa momente të vështira, sidomos kur u themelua Federata e Atletikës së Kosovës. 

Ish atleti ka qenë njëri nga protagonistët më kryesor në Lidhjen Atletike të Kosovës respektivisht tani Federatës Atletike.

“Ngjarja me interesante ishte në fund të vitit 1990 kur unë isha anëtar i kryesisë së Lidhjes Atletike të Kosovës. 

Organet e dhunshme dëshironi ta merrnin subjektivitetin e Lidhjes Atletike të Kosovës për integrim në Lidhjen Atletike të Serbisë. Janë mbajt 4 mbledhje rresht me bind dhe nuk kemi pranuar. 

Zëri im ka qenë i fuqishëm në 4 mbledhje se nuk bënë asesi.

Kështu ka qenë edhe Halili Sylejmani dhe Vjolla Osmani. Herën e 4 e kanë marr në mënyrë të dhunshme. Pas kësaj nuk kemi ndejt duarkryq menjëherë e kemi filluar organizimin paralel me Shoqatën Atletike të Kosovës. Kam qenë themelues dhe anëtar i kryesisë”, tregon Muçaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Muçaku kujton edhe disa ngjarje tjera që i ka organizuar personalisht dhe për asnjë moment nuk u ndal përkundër kërcënimeve nga regjimi serb.  

“Personalisht kam organizuar në emër të Federatës në Gjakovë dy mitingje të atletikës për nder të festes së Flamurit, njëra me 21.11. 1992, tjetra me 23.11.1997. Kështu deri sa ka filluar lufta 1998”, kujton Muçaku disa nga aktivitetet.
Duhet theksuar se Muçaku është rekordmen ende ne dy disiplina 110 metra me pengesa dhe 400 metra me pengesa te vendosura ne vitin 1986.

Muçaku, si mijëra sportistë shqiptarë, iu kundërvu fuqishëm agresorit serb, duke e mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës në kushte shumë të rënda, duke i zhvilluar aktivitetet në livadhe dhe fusha të improvizuara.
Ai sot ndihet krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës, duke dhënë aq sa pati mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat