Lajm i hidhur, vdes sportisti i Kosovës

Atletika

Lajm i hidhur, vdes sportisti i Kosovës

Nga: K.G. Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:25
Lajm i hidhur, vdes sportisti i Kosovës

Veprimtari i shquar i atletikës, Agron Muçaku, ka bërë të ditur një lajm të hidhur, sot në mëngjes ka ndërruar jetë ish atleti Përparim Babalija.  

“Sot në mëngjes morëm një lajm të dhimbshëm dhe të mërzitshëm pasi paska vdekur ish atleti im, Përparim Babalija, kulinar i njohur në trojet shqiptare. Zoti e mëshiroftë dhe shpërbleftë me xhenet. Familjes Zoti ju dhashtë sabër!”, ka shkruar Muçaku në profilin e tij në facebook. 

Kush ishte Babalija? 

“Menjëherë pas luftës në korrik të vitit 1999 fillova riorganizimin e klubit të atletikës Vëllaznimi në Gjakovë duke anëtarësuar në klub atlet të ri.

Njëri prej tyre ishte edhe i riu Përparim Babalija, të cilin synoja ta përgatisja për disiplinat e hedhjes së gjyles dhe diskut. Pas disa muajve të ushtrimeve Përparimi i ndërpret ushtrimet edhe i përkushtohet kulinarisë respektivish zanatit të babës së vet, kuzhinierit të njohur Valdet Babalisë.

Me këtë rast, Përparimi krijoj mungesë për klubin tonë”, ka treguar Muçaku. Babalija humbi betejën me Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat