Ramadani me rezultate të mira, ka 1040 pikë në kuadër të Federatës Botërore të Atletikës

Atletika

Ramadani me rezultate të mira, ka 1040 pikë në kuadër të Federatës Botërore të Atletikës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:03
Ramadani me rezultate të mira, ka 1040 pikë në kuadër të Federatës Botërore të Atletikës

Atleti i Kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, ka nisur të marrë rezultate të mira edhe në konkurrencën e seniorëve.

Ramadani, fitues i medaljes së artë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj "Baku 2019", doli i dyti në mitingun e Tivarit të Malit të Zi.

18-vjeçari, më i riu nga 10 pjesëmarrësit, e hodhi gjylën 7.260 kg në largësi 18.64 cm, duke arkëtuar njëkohësisht 1040 pikë të Federatës Botërore të Atletikës (IAAF).

I urojmë suksese të mëtejme Ramadanit, shkruan në faqene  Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat