Jacobs rishkruan historinë e atletikës italiane

Atletika

Jacobs rishkruan historinë e atletikës italiane

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:48
Jacobs rishkruan historinë e atletikës italiane

Marcell Jacobs rishkruan historinë e atletikës italiane.

Sprinteri 26-vjeçar, i lindur në Texas nga një nënë me origjinë italiane dhe një amerikan, ka arritur të thyejë rekordin e garës së 100 metrave duke e ndalur kronometrin pas 9 sekondash dhe 95 të qindat (era në favor 1,5 metra në sekondë) në mitingun e Savonës.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Fillipo Tortu  me 9”99 në vitin 2018, i cili kishte thyer Pietro Mennean (10”01) pas gati 30 vjetësh.

Jacobs, në fillim të marsit kishte arritur të fitonte medaljen e artë në garën e 60 metrave në Europianin Indoor në Torun.

Në atë në atë rast, me performancën më të mirë botërore sezonale, kishte thyer edhe rekordin italian me kohën 6 ”47.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat