Lëndohet, humb olimpiadën

Atletika

Lëndohet, humb olimpiadën

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:27
Lëndohet, humb olimpiadën

Atleti amerikan Christian Taylor, kampion i dyfishtë olimpik në garën e 3-hapëshit, nuk do të ketë mundësi të mbrojë medaljen e artë këtë verë në Olimpiadën e Tokios.

Në turneun e zhvilluar në Ostrava, Republikën Çeke, ai ka dëmtuar “Thembrën e Akilit”, duke humbur kështu mundësinë të garojë në Olimpiadë.

Taylor iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale, e cila, sipas trajnerit të tij Rana Rayder, ka shkuar mirë. “Thembra e Akilit në këmbën e djathtë ishte këputur totalisht, por për fat operacioni shkoi mirë.

Tashmë faza e rehabilitimit do të jetë e avashtë dhe e gjatë, ndaj Christian do të mungojë në Olimpiadë”, tha trajneri i tij.

Taylor është edhe 4 herë kampion bote në këtë disiplinë, ku dominon që prej vitit 2011. Ai ishte një nga atletët pretendentë për medaljen e artë edhe në Tokio, por tashmë do ta shohë këtë event nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat