Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me një lajm interesant

Atletika

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me një lajm interesant

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:41
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me një lajm interesant

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka bërë me dije se gjimnasti rus Matvei Popov do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që zhvillohen këtë verë në Japoni (23 korrik-8 gusht). Emri i gjimnastit me origjinë ruse në delegacionin shqiptar është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Ndërkimbëtar (IOC) dhe Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës.

Gjimnasti rus ka disa vite që garon për ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit të kaluar, në Turqi, Popov u shpall kampion i Europës dhe triumfoi në disiplinën e “kaluçit me doreza” në gjimnastikën artistike, ku zuri vendin e parë dhe mori medaljen e artë. Po vjet, ai fitoie dhe medaljen e bronzit për Shqipërinë në Kupën e Botës në Hungari.

Petrov, 31 vjeç, u tërhoq nga sporti në vitin 2016, pasi nuk arriti të kualifikohet në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Gjithsesi, pasioni për këtë sport dhe fakti se ndihej në formë bënë që ai t’i rikthehej disiplinës së “kaluçit me doreza”, këtë herë për të garuar për Shqipërinë. Popov po stërvitet fort me trajnerin e tij Alon hasa për të qenë gati për Olimpidën japoneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat