Kosova në San Marino

Atletika

Kosova në San Marino

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:51
Kosova në San Marino

Kombëtarja e Kosovës e përbërë nga 7 atletë; 3 vajza dhe 4 meshkuj, kanë udhëtuar për ta përfaqësuar Kosovën në edicionin e 3 në Kampionatin  Evropian të shteteve në zhvillim që do mbahet në San Marino me 5 qershor.

Në Kampionatin  Evropian të shteteve në zhvillim  janë paraqitur gjithsejtë 200 atletë nga 15 vende të ndryshme si: Shqipëri, Andorra, Armeni, Qipro, Gjeorgji, Gjibraltar, Kosovë, Lihtenshtejn, Luksemburg, Moldavi, Maqedoni e Veriut, Malta, Mali i Zi, Monaco dhe San Marino.

Atletët tanë që do të paraqiten: Muhamet Ramadani në disiplinën e hedhjes së Gjyles; Musa Hajdari në disiplinën 800 metra; Astrit Kryeziu në disiplinën 800 metra; Erudit Rysha në disiplinat kërcim Gjatësi dhe kërcim Lartësi; Gresa Bakraçi në disiplinën 3000m; Albina Deliu në disiplinën 800m; Lirie Peci në disiplinën 800 metra.

Kosova udhëhiqet nga selektori Bajram Duja dhe trajneri Zijadin Kryeziu dhe Xhavit Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat