Kosova fiton pesë medalje në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim

Atletika

Kosova fiton pesë medalje në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:32
Kosova fiton pesë medalje në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim

Atletët e Kosovës shkëlqyen në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim që u mbajt në San Marino.

Atletët tanë kanë bërë një paraqitje të mirë ku arritën të stolisen me 5 medalje një të argjendet dhe katër të bronzta. 

Musa Hajdari – Rrëmben medaljen e Argjendtë në disiplinën 800m me rezultat 1:51.47.

Image

Astrit Kryeziu fitues i medaljes së bronzet në disiplinën 800m me rezultat 1:52.68.

Muhamet Ramadani fitues i medaljes së bronztë në hedhen e gjyles me rezultat 17.69.

Albina Deliu fituese e medaljes së bronztë në disiplinën 800m me rezultat 2:16.39 Erudit Rysha fitues i medaljes së bronztë në disiplinën kërcim Lartësi me rezultat 1.90.

Lirije Peci u rendit e katërta në disiplinën 800m me rezultat 2:20.29

Gresa Bakraçi u rendit e pesta në disiplinën 3000m me rezultat 10:10.93. 

Gresa Bakraçi vuri rekord të ri të Kosovës në disiplinën 3000m me rezultat 10:10.93  rekordin e deri tanishëm mbante po kjo atlete me rezultat 10:19.92.

Ky sukses është pritur pasi që atletët tan kanë treguar formë të shkëlqyeshme gjatë këtij edicioni.
Federata Atletike e Kosovës me presidentin Halil Sylejmani të gjithë atletët i përgëzon për medaljet e fituara dhe  rezultatet e arritura  Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim dhe ju dëshiron mbarësi, suksese dhe fat në evenimentet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat